Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E. A. dhe T. A. në kohëzgjatje prej një muaji.
Të pandehurit E. A. dhe T. A. më 4 prill rreth orës 20:00 minuta në Viti, ishin ndaluar nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit të pandehurit në fjalë, kanë reaguar duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, me këtë rast janë arrestuar, ndërsa H. A. dhe N. A. gjenden në arrati.
Me këto veprime të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...
QKUK njofton se është rritur numri i pacientëve, sidomos në ...
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...