“Duhet të qëndrosh për diçka. Duhet të jetosh për diçka. Po ashtu duhet të jesh i gatshëm të vdesësh për diçka”.
Këto janë fjalët e para që mund të dëgjojmë nga reperi i famshëm i cili nuk jeton më, Tupac Shakur në trailerin zyrtar të filmit “All Eyez On Me” i cili bënë fjalë për jetën e tij, transmeton arbresh.info.
Rolin kryesor në këtë film e luan Demetrius Shipp që duket shumë i ngjashëm më reperin i cili ishte vrarë dy dekada më parë.
Në film, Tupac paraqitet në skenë me mikun e tij më të mirë dhe me rivalin po ashtu, reperin tjetër, Notorious BIG rolin e të cilit e luan Jamal Woolard.
Premiera e filmit do të jepet më 16 qershor të këtij viti./Arbresh.info.

Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...