Presidenti rus Vladimir Putin e ka ndaluar një fotografi të tijën ku ai shfaqet si një palaço gej, duke e quajtur atë “propagandë ekstremiste”
Në fotografi Putini shfaqet ‘me sy e buzë të grimosura’ gjë që sugjeron ‘orientimin seksual jostandard të presidentit të Federatës Ruse’, thuhet në ndalesë.
Kjo është vetëm edhe një fotografi në mesin e më shumë se 4000 fotografive tjera që Ministria e Drejtësisë në Rusi i ka ndaluar duke i quajtur “propaganda ekstremiste”.
Ministria e ka bazuar vendimin e saj në një rast penal kundër Aleksandr Cvetkov, i cili ishte akuzuar për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes.
Cvetkov, i cili kishte shpërndarë ‘meme’-n homoseksuale të Putit në rrjetin social rus Vkontakte, u dërgua për kujdes psikiatrik, pas gjyqit të tij.
Fotografia e Putinit si palaço u shfaq për herë të parë në vitin 2013, pasi Rusia e kishte shpallur homoseksualizmin të ndaluar.
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë