Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritkuar ashpër sulmin kimik në Siri dhe e ka quajtur sulm ‘barbar’.
Ajo ka pretenduar se ka të dhëna që tregojnë se sulmi është kryer nga Presidenti Bashar al-Assad, të cilin edhe e quajti ‘keqbërës’, transmeton portali arbresh.info.
“Ky është një sulm barbar që duhet të hetohet. Përdorimi i armëve kimike është krim lufte dhe ne do të bëjën gjithçka për të zgjidhur rastin. Për fat të keq, ka indikacione se sulmi është kryer nga regjimi i Assadit”, tha Merkel.
Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe autoritetet franceze kanë kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, duke e akuzuar qeverinë siriane si ‘vrasëse të popullit të vet’./Arbresh.info
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...