Ishin dy armiq të përbetuar të skenës, por Gold Ag dhe Getuar Selimi kanë befasuar të gjithë kur të shtunën mbrëma u paraqiten së bashku në një koncert.
Jo vetëm që ndanë të njëjtën skenë, por dyshja u panë edhe në prapaskenë edhe atë në përqafim të njëri tjetrit duke lënë pas çdo zënkë e armiqësi.
I kontaktuar nga arbresh.info Gold Ag ka thënë se takimi mes tyre ishte mjaft I mire. “I mire shumë dhe një takim mes dy shqiptarëve. Kush e sheh ndryshe është i pa provuar nga jeta ose mund të jetë i prishtë në zemër”, tha reperi i cili prej kohësh është zotuar se në karrierën e tij nuk do të krijoj armiqësi me askënd dhe në këngët e tij nuk do të ketë “diss” për askënd./Arbresh.info



Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...