Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e paradites, rreth orës 09:35, në fshatin ‘Shupkovc’, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Vushtrri, njësia e auto krimeve kanë vërejtur një automjet të dyshuar Golf 2, ku vozitësi i automjetit në fjalë me të vërejtur automjetin e policisë ka ndaluar automjetin, dhe ka filluar të ikë në drejtim të lumit ‘Sitnica’.
Siç njofton policia, njësia e auto krimeve, ka arritur ta ndaloj personin S.S., 30 vjeçar, ku pas identifikimit të librezës se automjetit, i njëjti ka pranuar se automjetin në fjalë e ka vjedhur ditë më parë në Ferizaj.
Gjatë veprimeve hetimore, është arritur të zbulohet se i dyshuari S.S., 30 vjeçar, është i përfshirë edhe në shtatë raste tjera “vjedhje të automjeteve” në qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë këtu, Ferizaj, Prishtinë, Podujevë dhe Drenas, ku hetuesit rajonal kanë njoftuar njësitë relevante të rajoneve përkatëse për proceduara të mëtejme, dhe në bashkërendim të hetimeve është arritur të lokalizohen edhe katër vetura të vjedhura për rastet në fjalë.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës