Mbrëmë në një aheng familjarë në një kafene në Kumanovë, fizikisht është sulmuar deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski. Sulmin ndaj Dimitrievskit e kanë kryer dhjetëra persona mes të cilëve ka pasur edhe polic civil të armatosur.
Dimitrievski ka konfirmuar incidentin dhe ka deklaruar se gjatë incidentit i është lënduar dora.
Dhjetëra sulmues në gjendje të alkoolizuar fillimisht në mënyrë verbale kanë provokuar Dimitrievskin dhe më pas kanë tentuar edhe fizikisht t’i qërojnë hesapet me te. Ka ndërhyrë edhe sigurimi i kafenesë, pas shtyrjes dhe kaosit që është shkaktuar kanë dal në pah edhe pistoletat e policëve civilë.
Dimitrievski ka deklaruar se ka bërë përpjekje që të mos bie pre e provokimeve, por i është dashur ta mbroj bashkëshorten e cila ka qenë bashkë me te. Sipas tij, personat e alkoolizuar kanë tërhequr për flokë edhe femrat që kanë qenë prezent në vendngjarje dhe më pas janë zënë edhe mes vete. Rasti është paraqitur në polici.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...