Kryetarja e KQZ’së Valdete Daka ka konfirmuar për Express se ka pranuar nga Aleksander Jabllanoviq dokumentin për ndryshimet e fundit brenda Listës serbe, ku sipas këtyre ndryshimeve Jabllanoviq i rikthehet pozitës së vjetër duke u bërë kështu kryetar i këtij subjekti.
Daka ka sqaruar se institucioni ku ajo vepron nuk merret me atë se si janë bërë ndryshimet por ata vetëm i pranojnë informatat për çfarëdo vendimi që e bën një subjekt politik.
“Aleksander Jabllanoviq ka ardh tek KQZ’ja dhe e ka sjell dokumentin me ndryshime. Ne nuk mund të konfirmojmë nëse ai është kryetar i ri ose jo pasi ne vetëm i pranojmë informatat për ato ndryshime. KQZ-ja si institucion merret me çështjet e brendshme të iniciativave qytetare, dhe ne nuk kemi kompetencë mu marr me mosmarrëveshjet e tyre të brendshme. Krejt çka na marrim është vetëm informatat kur bëhen ndryshimet e personave zyrtarë të cilët komunikojnë personin kontaktues të subjekteve politike me KQZ-në e sidomos gjatë fushatës kur i paraqesin edhe pasqyrat financiare të fushatës”- tha më tutje Daka.
Përndryshe çka bëjnë ata brenda subjektit politik qysh i zgjedhin kryetarët qysh i shkarkojnë ose emërojnë nuk është çështje që i takon KQZ-së”, u shpreh Daka për Express.
Daka sqaroi se ata nuk e bëjnë as monitorimin e subjekteve të tyre pasi siç bën të ditur ajo, ata nuk e kanë këtë kompetencë.
“Ata mundem me na sjellë informata por për neve nuk është me rëndësi ndryshimet që i bojnë brenda subjektit apo mënyrën që e bëjnë këtë ndryshim.. ne mundemi me bo ndryshime por nuk jemi ata që i konfirmojnë ato ndryshime.Na nuk e bëjmë konfirmimin që ky është kryetar apo ai ne vetëm i pranojmë dokumentet” tha ndër tjerash Daka.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...