Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj raportojnë në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim, shkruan arbresh.info.
Fillimisht do të ketë një takim pune me anëtaret e Projektit të Binjakëzimit, Daniel Mondekar, ish-anëtar i Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kroaci dhe Laszlo Juhasz, Shef i Sekretariatit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, dhe ish-shef i Sekretariatit të Komitetit Parlamentar BE-Hungari.
Pas kësaj do të raportojë ministrja Hoxha, për të vazhduar me ministren Ahmetaj. Rreth implementimit të MSA do të raportojnë më pas ministrja Bajrami dhe krejt në fund ministri Stavileci, shkruan arbresh.info.
Para tyre, të hënën raportuar Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe Ministri i Mjedisit, Ferat Shala.
Këto takime po mbahen në vazhdën e përgatitjeve të takimit të tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet me datë 20-21 prill në Prishtinë./arbresh.info/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje