Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, kërkon që sa më shpejtë të fillojë puna për përpilimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.
Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, është shprehur për arbresh.info se ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, dhe të tjerët lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Ne besojmë se ka ardhur koha që të gjitha palët e interesuara të lënë anash kundërshtimet personale politike dhe të fillojnë punën në përpilimin e statutit sa më parë që është e mundshme”, është shprehur Schon, për arbresh.info.
Sipas saj, ka ardhur koha që të ndërpritet zvarritja dhe të shkohet përpara për hir të të gjithë qytetarëve të Kosovës./Arbresh.info/
LVV: Aktgjykimi i Kushtetueses thekson atë që ne e kemi përs...
Giroud pranë kalimit tek Lille
Kosova pranon 50 të dëbuar nga SHBA-ja – NYT: U vu nën presi...
Kusari-Lila: Kushtetuesja tha se konstituimi është detyrim –...
Ish-futbollisti i Milanit, Alberto Gilardino zyrtarizohet si...
Arrestohet një person në Pejë gjatë tentimit për ta kryer nj...