Milionat po vijojnë ende të shkatërrojnë futbollin, të paktën ‘merkaton’ e futbollistëve.
Pas shumë rasteve të fundit ku lojtarët zgjodhën milionat e Kinës, Yaya Toure vendos të transferohet te Spartaku i Moskës në Rusi.
Këtë gjë e ka konfirmuar tashmë menaxheri i futbollistit, Dmitri Seluk.
Ture ka firmosur një kontratë tre vjeçare në Rusi duke refuzuar kështu ofertat e Juventus dhe Interit.
“Kemi arritur një akord me drejtuesit e Spartak të Moskës. Ture do të arrijë në Moskë me parametër zero në muajin korrik. Ai do të jetë lojtari më i paguar në historinë e futbollit rus, për të është gati një kotnratë trevjeçare. Sipas drejtuesve të Spartak Moskës, Jaja Ture është lojtari i cili me eksperiencën që ka, mund t’i ndihmojë të arrijnë në Ligën e Kampioneve dhe të paraqiten sa më mirë në arenën ndërkombëtare”, tha Seluk.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...