Shqipëria vitin e kaluar ka përfituar nga turizmi mbi një miliardë e gjysmë euro, që përbën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në sektorin e turizmit, u raportua nga Banka e Shqipërisë.
Sipas të dhënave që Banka publikoi në bilancin e pagesave, rezulton se krahasuar me vitin 2015 të ardhurat nga turizmi u rritën me 13 përqind duke i sjellë ekonomisë kombëtare 175 milionë euro më shumë.
Këto janë para, që shtetasit e huaj dhe emigrantët shqiptarë, që jetojnë jashtë kanë shpenzuar gjatë vizitave të tyre në Shqipëri për pushime, biznes, apo qëllime të tjera.
Turizmi ishte një nga sektorët që u godit më fort nga kriza financiare. Pas viti 2009, të ardhurat udhëtimet e jorezidentëve në ekonominë shqiptare ranë për katër vite me radhë duke zbritur deri në 1.1 miliardë euro në vitin 2013.
Por në tre vitet e fundit tendenca është përmbysur dhe të ardhurat nga turizmi janë rritur me ritme të shpejta.
Dalja e Eurozonës nga kriza, por edhe rritja së fundi e interesit për Shqipërinë në tregun global turistik, ka shtuar përfitimet financiare për ekonominë duke e shndërruar turizmin në sektor udhëheqës të rritjes ekonomike.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...