Presidentja e rrëzuar e Koresë së Jugut, Park Guen-Hye tani është e burgosura me numrin 503.
Ajo është vendosur në një qeli përderisa prokurorët do të vendosin nëse do të ngrisin padi mbi një skandal korrupsioni, gjë që shkaktoi edhe rënien e saj nga posti i presidentes, transmeton portali arbresh.info.
Guen-Hye e ka kaluar natën e saj të parë në izolim, në Qendrën e Paraburgimit në Seul.
Sipas mediave koreane, ajo është trajtuar si çdo i burgosur tjetër.
“Pasi ka bërë dush, ajo ka veshur rrobat e gjelbërta që vesh secili i burgosur”, ka deklaruar një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.
Prokurorët ende janë duke shqyrtuar akuzat formale ndaj saj, por më herët është deklaruar se ajo dyshohet për marrje të rryshfetit, shpërdorim të autoritetit dhe për përhapjen e sekreteve të qeverisë.
Park do të merret në pyetje deri me datën 19 prill, para se prokurorët të lëshojnë akuzat formale.
Ajo ishte zgjedhur presidente e Koresë së Jugut në vitin 2012./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit