Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, tha të premten se ministria që ai drejton do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë sektorin e shpezëtarisë në vend, ndërsa ka bërë të ditur se barrierat tregtare me Shqipërinë në sektorin e vezëve tashmë janë hequr.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me drejtuesit e Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, të kryesuar nga Agim Sahiti, me të cilët bisedoi për të arriturat dhe sfidat në këtë sektor në vitet e fundit, në veçanti me mbështetjen që është dhënë deri më tani, avancimin e politikave mbështetëse dhe zgjerimin e tregut vendor për vezët dhe mishin e bojlerëve dhe pulës.
Ministri Krasniqi tha se MBPZHR-ja ka vazhduar të mbështesë këtë sektor me grante dhe subvencione dhe do të vazhdojë ta përkrahë edhe në të ardhmen, duke dëgjuar po ashtu edhe idetë dhe propozimet që mund të kenë vet fermerët dhe agrobizneset nga ky sektor, për avancimin e këtyre politikave.
Ai theksoi, po ashtu, përpjekjet që janë bërë për të eliminuar barrierat tregtare me Shqipërinë në sektorin e vezëve, e që tashmë janë hequr.
Nga ana tyre, drejtuesit e kësaj Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës prezantuan të arriturat dhe sfidat në këtë sektor, duke theksuar si sfidë më të madhe çështjen e tregut.
Ndryshe, në takim u dakordua për një koordinim të vazhdueshëm edhe me institucionet e tjera vendore që prodhuesit e vezëve dhe mishit të pulës të kenë një treg më të madh në vend, por edhe të eksportojnë më shumë.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...