FIFA ka treguar se si do të realizojë planin e saj për rritjen e ekipeve në Kupën e Botës nga 32 në 48.
Më 9 maj Këshilli i FIFA-s pritet të ratifikojë propozimet e miratuara nga presidenti dhe homologët e tij të gjashtë konfederatave, të cilët kishin vendosur që nga viti 2026 të jenë 48 shtete pjesëmarrëse në Kupën e Botës.
Nikoqiri i Kupës së Botës do të kualifikohet automatikisht sikurse edhe më herët, ndërsa secilës konfederatë i janë shtuar numrat e vendeve që do të kualifikohen në Kupën e Botës.
Afrika (CAF) tashmë nga 5 shtete do të ketë 9, Azia (AFC) 4 ose 5 shtete do të ketë 8, Amerika e Jugut (CONMEBOL) nga katër apo 5 shtet do të ketë 6, Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF) nga 3 ose 4 shtete do të ketë 6, Oqeania 0 ose 1 shtet do të ketë të siguruar një, Evropa (UEFA) nga 13 shtete do të ketë 16.
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët