
ISTANBUL, TURKEY - MAY 30: Turkey's President Tayyip Erdogan addresses his supporters during a ceremony to mark the 562nd anniversary of the conquest of the city by Ottoman Turks on May 30, 2015 in Istanbul, Turkey. Erdogan has reportedly been criticized by the opposition parties for campaigning in favor of the ruling Justice and Development Party (AKP), a party he co-founded, even though as head of state the constitution bars him from party politics. Turkey will hold a general election on June 7, 2015 to elect the 550 members of the Grand National Assembly. (Photo by Gokhan Tan/Getty Images)
Për arsye të një raporti mbi shitjen sekrete armëve në Siri, Erdogan e ka paditur një gazetar të njohur. Artistët turk janë në mbështetje të kryeredaktorit.
Në konfliktin mes Rexhep Tajip Erdgoan dhe gazetarit kritik, është hapur një rast i ri kundër kryeredaktorit të gazetës së përditshme “Cumuhuryet”, Can Dündar. Kreu i shtetit së fundi ka dërguar personalisht ankesë kundër gazetarit. Në këtë ankesë është kërkuar burgim i përjetshëm i Dündarit, transmeton arbresh.info.
Dündar kishte raportuar në gazetën “Cumhuriyet”, për një shtije e fshehtë të dyshuar të armëve të paligjshme për ekstremistët në Siri. Kundër gazetës, zyra e prokurorit publik tashmë po heton rreth propagandës dhe spiunazhit.
Shkrimtari i njohur Orhan Pamuk dhe intelektualë të tjerë turq, në luftën për lirinë e shtypit në Turqi kanë shprehur solidaritetin me kryeredaktorin e së përditshmes “Cumhuryet”. Gazeta k botuar rreth 30 deklarata të artistëve, kundër kërcënimeve të Erdoganit.
Liria e shtypit është pjesë thelbësore e demokracisë”, ka shkruar autori Orhan Pamuk në deklaratën e tij, që lidhet me shprehjen e solidaritetit me kryeredaktorin.
Presidenti Erdoga, gjithmonë është në “vijën e fronit”, kundër gazetarëve dhe karikaturistëve nga të cilët ai ndihet i ofenduar. Dündar ishte kërcënuar publikisht, se ai do të paguaj shtrenjtë për publikimin e raportit. Erdgoan ka folur për fyerje dhe shpifje kundër Shërbimit Sekret.
Të dielën, turqit zgjedhin një parlament të ri, mirëpo atmosfera e fushatës zgjedhore është zbehur./arbresh.info/
Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë qindra mijëra...
Edukatorja që u godit nga një nxënës me shufër metalike, në ...
Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për ...
Mblidhet kryesia e LDK-së, arrin Doarsa Kica-Xhelili
Mblidhet LDK-ja, Avdullah Hoti nuk flet për media
‘Krabeni’ dhe ‘Fut’ shënojnë fitoren...