Edhe pse dikur Kryeministri Edi Rama ishte shprehur kundër legalizimit të kanabisit në Shqipëri, duket se në një të ardhme, ai mund ta legalizojë atë.
Në një intervistë të gjatë dhënë për nga gazetarin Enver Robelli, Rama është shprehur se qeveria si prioritet ka vënien në kontroll të kultivimit të drogës si fillim dhe pastaj mund të diskutohet për legalizimin e saj.
“Është herët për legalizim, sepse sa kemi filluar vënien nën kontroll të territorit. Besoj se kjo temë do të hapet në të ardhmen, por së pari duhet të vëmë nën kontroll territorin”, -është shprehur Rama.
Vetëm një ditë pasi qeveria miratoi strategjinë për të luftuar kultivimin e kanabisit në vendin tonë, Kryeministri Edi Rama duket se me këtë deklaratë ke menduar edhe për zgjedhjet e 18 qershorit, ku kërkon të marrë sa më shumë vota, edhe nga ‘punëtorët’ e kanabisit.
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...
Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan ...
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...