A keni dëgjuar për teshtitjen solare? Quhet Sindroma Achoo.
Diku mes 18 dhe 35% e popullatës e kanë këtë refleks, i cili është një qark gjenetik, për të qenë më të saktë, transmeton lajmi.net
Është në DNA-në tonë, për shumë e shumë kohë, dhe rasti i parë për këtë është regjistruar nga filozofi Aristoteli. Në “Libri i problemeve” ai ka shkruar “përse dielli ju bën të teshtitni dhe nuk ju bën zjarri?”
Përse ndodh?
Si shumë gjëra të tjera që i bën trupi ynë, e që askush nuk e di përse ndodh, njejtë është edhe me teshtitjen, megjithatë janë disa supozime.
Teoria më e popullarizuar është se nervi trigeminal është përgjegjës për teshtitjen tuaj, kur hunda juaj është e irrituar.
Nervi optik është përgjegjës kur ecni jashtë nën diell.
Këto nerva janë shumë afër njëri tjetrit, dhe është e mundur që teshtitja solare vjen aksidentalisht: truri juaj mund të gabojë sinjalin e nervit optik me të cilin pranoni dritën dhe nxehtësinë e diellit, me ç’rast nervi trigeminal thotë se diçka është duke e irrituar hundën tuaj.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...