Besa dhe Trepça kanë barazuar në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Megjithëse dy herë kishin epërsinë, pejanët nuk kanë arritur të triumfojnë në stadiumin ‘Adem Jashari’ kundër Trepçës duke barazuar me rezultatin 2:2.
Besa ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtë ku golashënues ishte Qemajl Elshani.
Por, pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, mitrovicasit e barazuan rezultatin përmes Pleurat Hajdinit.
Në pjesën e dytë, skuadrat shënuan edhe nga një gol secila.
Fillimisht, Besa rikthej epërsinë në minutën e 63 përmes Florent Qorrajt, i cili realizoi pas një goditje të saktë prej 18 metrave.
Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin përmes Qerimit njëzet minuta para përfundimit të takimit.
Në vazhdim të ndeshjes më nuk pati raste që ja vlen të theksohet dhe kështu, ndeshja përfundoi 2:2.
Theksojmë se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Shani Haxhiislami pas tre javësh më 19 prill.
Ndeshja e parë mes Drenicës dhe Llapit në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës është ndarë në barazim (0:0).
Për Drenicën rrezikuan Azem Bejta dhe Granit Arifaj, ndërsa për Llapin, Berat Hyseni.
Në pjesën e dytë skuadrat u hapën më shumë për ta kërkuar fitoren.
Arifaj, Lushtaku dhe Dajaku provuan për Drenicën, por Ilir Avdyli nuk e la portën e tij të preket.
Në anën tjetër provuan Festim Krasniqi dhe Hamdi Namani me gjuajtje të forta, por Sadiku ishte në vend.
Ndeshja e dytë kthyese do ta vendos se cila skuadër do të kalojë në finale.
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...