Një grumbull i madh mbeturinash janë hequr sot në fshatin Plemetin të Obiliqit, konkretisht në lagjen ku jetojnë banorët të komunitetit rom.
Aksioni i sotshëm për heqjen e mbeturinave është organizuar nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, i mbështetur edhe nga KEK-u, Ministria e Mjedisit dhe komuna e Obiliqit.
Koordinatori i fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj tha se kjo fushatë tash e disa vite po i adreson problemet mjedisore në vend
“Fushata ‘Ta pastrojmë Kosovën’ tash e disa vite i adreson problemet mjedisore dhe mundohemi që rregullisht të gjejmë partneritete dhe të kërkojmë ndihmë për të intervenuar në lokacione siç janë këto. Këtë vit jemi duke i kushtuar shumë rëndësi zonave me deponi ilegale të mbeturinave ku jetojnë komunitetet”, tha Hasanaj.
Hasanaj tregoi se është i kënaqur që e sheh një mobilizim të tillë pasi që po jetojmë në vendin pothuajse më të ndotur në Evropë.
“Është rasti i fundit që të reagojmë dhe kur shoh një mobilizim të tillë të kompanive siç është KEK-u , por edhe kompanive të tjera megjithatë pak motivohemi dhe do të mundohemi që rezultatet do të jenë më të mira”, tha Hasanaj.
Në aksionin për pastrimin e këtij lokaliteti u angazhuan edhe banorë të kësaj lagjeje. Për t’i përkrahur në këtë mobilizim ka dal edhe deputeti që i përfaqëson romët në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti Kujtim Paçaku tregoi se qëllimi kryesor është sensibilizimi i qytetarëve dhe institucioneve sepse në shekullin XXI askush nuk meriton të jetojë në këso kushtesh.
“Nuk është aksioni i parë, kemi bërë këso aksione edhe në Mitrovicë edhe ne Prelluzhë, por tani dëshirojmë t’i sensibilizojmë edhe institucionet sepse në shekullin e XXI ky komunitet nuk e meriton aspak të jetojë në këto kushte. Shihni që në baraka apo në kampet e përqendrimit ashtu t’i quajmë në shekullin XXI jetojnë në kushte të mjerueshme. Askush i punësuar, vetëm jetojnë nga lëmosha. Tani të gjithë këta të kampit i shohim në Prishtinë të bëjnë lëmoshë, lypsarë janë. Ne nuk guxojmë të lejojmë që një pjesë e komunitetit në shekullin XXI të qëndrojë duarkryq”, tha Paçaku.
Skender Bucolli nga KEK-u, ka treguar se ndër prioritetet e kësaj Korporate është edhe mbrojtja e ambientit.
“KEK-u përveç eksploatimit të thëngjillit dhe prodhimit të energjisë elektrike një ndër prioritetet e ka edhe mbrojtjen e ambientit dhe ndihmën ndaj komunitetit në rrethinën ku operon”, tha Bucolli.
Aksione të tilla, sipas Besmir Kokollarit, gjithnjë do ta kenë përkrahjen e Ministrisë së Ambientit,
“Ne si Ministri bazuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës i trajtojmë të gjithën komunitetet në mënyrë të barabartë dhe ky është një gjest shumë i mirë dhe një gjest, i cili do ta ketë çdoherë mbështetjen e Ministrisë e posaçërisht edhe të ministrit Shala”, tha Kokollari.
Iniciativa të tjera për heqjen e mbeturinave sipas drejtuesve të “Let’s do it Kosova” pritet që të mbahen edhe ditëve të ardhshme.
Përveç pastrimit të deponive të mbeturinave, Kryqi i Kuq i Prishtinës ka shpërndarë ndihma për banorët, ndërsa drejtoria komunale e Shëndetësisë dhe njësia mobile nga QKU ka bërë vaksinimin e banorëve të Plemetinit.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...