Shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Jean Asselborn, tha të mërkurën se është i vetëdijshëm me faktin se për Beogradin bisedimet me Prishtinën paraqesin sfidë dhe se shpreson se në bisedime do të arrihet deri te rezultatet pozitive, në dobi për të dyja palët, njofton shërbimi për informacione i Kuvendit të Serbisë.
Asselborn në Kuvendin e Serbisë ka folur me nënkryetarin e Kuvendit, Verolub Arsiq, i cili pas takimit me delegacionin nga Luksemburgu vlerësoi se sfida më e madhe në bisedimet Beograd-Prishtinë nuk është në komunikim, por në implementimin e marrëveshjeve në praktikë.
“Serbia ka përmbushur pothuajse të gjitha masat nga marrëveshjet e Brukselit, por këtë nuk e ka bërë edhe administrata prishtinase”, tha Arsiq dhe shtoi se Serbia nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, por është e gatshme që përmes bisedimeve të arrihet stabiliteti i rajonit.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...