Askush në Bashkimin Europian nuk e pëlqen bojkotin. Kështu u shpreh eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, duke iu referuar situatave politike në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi dhe Kosovë.
“Bojkoti i Parlamentit po kthehet në një lloj sporti në rajonin e Ballkanit, por vendi për debat politik është në Parlament”, tha eurodeputeti, gjatë konferencës në Parlamentin Europian me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.
Kukan dënoi nacionalizmin në rritje në vendet e rajonit, që siç tha po përdorej nga politikanë të ndryshëm për të tërhequr votuesit e tyre.
“Hija e së kaluarës nuk është e dobishme dhe procesi i zgjerimit do të bëhet më i vështirë me kalimin e viteve”, vijoi më tej Kukan.
Mes pjesëtarëve të panelit ishte edhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili theksoi se demokracia në vendet e Ballkanit ishte e dëmtuar. Kjo sipas tij u mundësonte pushtetarëve të sundonin në mënyrë autokratike.
Në fjalën e tij, Fleckenstein u shpreh tepër i shqetësuar me krizën politike në Maqedoni dhe i bëri thirrje Gruevskit të mos e pengonte krjimin e qeverisë. Dy eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein janë ndërmjetësues të BE-së në shumë prej krizave politike që po trazojnë rajonin, të tilla si ajo e Maqedonisë e Shqipërisë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër