Gjykata franceze dënoi Iliç Ramires Sances, i njohur si Carlos Jackal burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Paris, në vitin 1974, në të cilin dy persona humbën jetën dhe 34 të tjerë u plagosën.
Terroristi i njohur nga Venezuela tashmë po mban dy dënime të burgimit të përjetshëm në Francë për katër sulme me bomba në këtë vend gjatë viteve 70 dhe 80, në të cilat 11 persona humbën jetën dhe pothuajse 150 u plagosën.
Jackal (67), ndodhet në burgun e Francës që nga arrestimi i tij në vitin 1994.
Ai është i njohur për kidnapimin e ministrit të naftës së OPEC-ut në vitin 1975, pas të cilës ishte pritur si hero kur me pengjet e veta arriti në Algjer, si dhe për kidnapimin e aeroplanit francez në vitin 1976.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman