Në parkun e Taukbashqes u dhurua gjak në mënyrë të organizuar, në shenjë nderimi për banorët e kësaj pjese që 18 vite më parë ishin dëbuar nga forcat serbe, e shumë prej tyre edhe ishin vrarë, si dhe 74 veprimtarëve që ishin vrarë në atë park në vitin 1944.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, tha se ky aktivitet po bëhet që 3 vjet me radhë, dhe në këtë mënyrë duam t’i përçojmë 2 mesazhe kryesore.
“Së pari, që historia të mos harrohet, sepse na përsëritet. Së dyti, të dhurojmë, të shpëtojmë jetë”, theksoi Vitia.
Siç njofton komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të shëndetshëm që të dhurojnë gjak në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.
Banori i lagjes Sofalia, Enver Redenica, falënderoi Komunën e Prishtinës për organizimin e këtij aktiviteti.
“Duke i kujtuar ata që nuk janë në mesin tonë, po tentojmë t’iu shërbejmë atyre që kanë nevojë. I falënderoj të gjithë ata që po dhurojnë gjak, duke dëshiruar që numri i tyre të rritet edhe më shumë në të ardhmen”, tha Redenica.
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...