Kompania “Apple” ka publikuar azhurnimin më të ri për versionin e sistemit të saj operativ iOS 10.3, dedikuar për pajisjet iPhone, iPad dhe iPod Touch.
Njëra nga të rejat e këtij azhurnimi është opsioni Find My iPhone, të cilin pronarët e dëgjueseve AirPod mund ta përdorin për të emituar zërin në njërën ose të dyja dëgjueset nëse nuk mund të përkujtohen se ku i kanë lënë, ose të shohin lokacionin në të cilin dëgjueset për herë të fundit janë sinkronizuar me telefonin.
Funksionalitet më të mirë ka edhe “asistenti virtual” Siri, aplikacion, i cili përdoruesve iu mundëson qasje në aplikacionet tjera me pagesë dhe verifikimin e gjendjes në llogari. Siri tash do të jetë në mundësi që të verifikojë edhe gjendjen e sasisë së karburanteve në veturë, nëse vetura është e mbyllur, si dhe të aktivizojë dritat dhe sirenën
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia