Kriza më e madhe botërore humanitare në 70 vjetët e fundit mund të sjellë vdekjen e 16 milionë njerëzve nga uria në disa nga muajt e ardhshëm, ndërsa nëse Kongresi amerikan voton heqjen e buxhetit humanitar, pasojat do të jenë dukshëm më të mëdha, paralajmërojnë ekspertët.
Kriza humanitare është shpallur në Nigeri, Somali dhe Sudanin Jugor njëkohësisht me propozimin e presidentit amerikan Donald Trump që SHBA-të të tërhiqen nga pozita e donatorit më të madh të ndihmës humanitare në botë.
Nëse Kongresi miraton zvogëlimin e buxhetit humanitar dhe SHBA-të nuk kontribuojnë në krizën aktuale në Afrikë, ekspertët paralajmërojnë se uria, e shkaktuar nga thatësira dhe përleshjet e armatosura, mund të sjellin pasoja serioze.
Të paktën 4,4 miliardë dollarë janë të domosdoshme deri në fund të marsit, për t’iu shmangur katastrofës humanitare në Nigeri, Somali, Sudanin Jugor dhe Jemen, njoftuan Kombet e Bashkuara, sipas të cilave deri më tash janë pranuar vetëm 10 për qind e parave të nevojshme.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...