Themeluesi i Teslas dhe shefi ekzekutiv Elon Musk ka krijuar një kompani të quajtur Neuralink përmes së cilës kompjuterët mund të shkrihen me trurin njerëzor, raporton Wall Street Journal, duke cituar persona të afërt me çështjen.
Neuralink është duke ndjekur atë që Musk e quan teknologjia e “lidhjes neurale”, që nënkupton vendosjen e elektrodave të vogla të trurit që një ditë të mund të ngarkohen dhe shkarkohen mendimet, transmeton portali arbresh.info.
Musk nuk e ka bërë ende njoftimin zyrtar, por Neuralink është regjistruar në Kaliforni si kompani e “hulumtimit mjekësor” korrikun e shkuar.
Është e paqartë se çfarë produktesh do të krijojë Neuralink, por njerëzit të cilat kanë pasur diskutime me kompaninë përshkruajnë një kompani të ngjashme me kompanitë e hapësirës SpaceX dhe Tesla.
Javëve të fundit, Neuralink gjithashtu ka punësuar akademikë të fushës./Arbresh.info
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...