Mesfushori i Chelseat ka treguar se ku dëshironte të transferohej para se të vinte në Premier Ligë.
N’Golo Kante sot cilësohet si një prej mesfushorëve më të mirë në botë dhe me paraqitjet e tij të deritanishme me Chelsean ai është më meritori për sukseset e klubit që drejtohet nga Antonio Conte.
Por vetë Kante ka zbuluar se para se të transferohej në Angli te Leicester City me të cilin klub një vit më parë u shpall kampion në Premier Ligë, ka ëndërruar të luante për gjigantin francez Olympique Marseille, por klubi i tij në atë kohë Caen kishte vendosur ta shiste në Angli.
“Në mesin e shumë klubeve që më kërkonin në atë kohë, Marseille dhe Leicester ishin më të vendosur për të më transferuar”.
“Mendoja se do të ishte për mua që të kaloja edhe një periudhë në Francë. Më kujtohet gjenerata e Marseille me futbollistë si, Mamadou Niang, Franck Ribery dhe Samir Nasri dhe kisha simpati për atë ekip sidomos në Ligën e Kampionëve”.
“Por më pas u transferova në Angli dhe tani jam i lumtur që po luaj këtu”, ka theksuar Kante.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...