Bashkimi Evropian do të vdesë, ndërsa globalistët do të shkatërrohen, deklaroi lideri i Frontit nacional ekstrem djathtist francez dhe kandidatja për presidente të Francës, Marine le Pen në qytetin Lil, në pjesën veriore të vendit.
“BE-ja do të vdesë, sepse njerëzit nuk e duan. Perandorive arrogante dhe hegjemoniste iu është shkruar të vdesin”, tha Le Pen.
Ka ardhur koha për shkatërrimin e globalistëve, theksoi ajo dhe i akuzoi rivalët e saj politik, centristin Emanuel Makron dhe konservatorin Fransua Fijon për tradhti për shkak të platformave të tyre politike të BE-së dhe ekonomisë së tregut.
“Zgjedhjet presidenciale në Francë janë faza e ardhshme e betejës globale të njerëzve, pas Bregzitit dhe fitores së Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Investimi i vërtetë në Francë do të jetë mbijetesa ose vdekja e BE-së. Ato do të jenë një lloj referendumi”, shtoi Le Pen.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren