Komandant Hoxha: Marrëveshja e sotme në Shkup, në dëm të shqiptarëve

01:29 | 3 Qershor 2015
M. A.

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha, ka kritikuar marrëveshjen e sotme që sipas tij është në dëm të popullit shqiptar dhe se me këtë mundësohet bashkimi i Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit për të mbrojtur interesat e tyre dhe do të bëjnë të pavlefshme votat e partive opozitare joparlamentare Lëvizja për Reforma PDSH, RDK dhe BESA.
“Edhe një marrëveshje në dëm të popullit tonë shqiptar në Maqedoni nga Aliu dhe Menduhi, që këta u bën bashkë sërish në një qeveri teknike për t`i mbrojtur interesat e tyre në kurrizin tonë. Ata pa asnjë vështirësi gjetën gjuhë të përbashkët. Këta horra me aktivistët e tyre do t`i ndajnë prap votat, pa marrë parasysh se kujt populli do t`ja jap votën. Këto dy parti gjithnjë dhe prap do t`i bëjnë të pavlefshme votat e partive të opozitës si Lëvizja e Selës, RDK dhe BESA. Si duket edhe ketë herë këta opozitarët tanë që patëm shpresë tek ta u vonuan për një bashkim të opozitës shqiptare. Publikisht pyes SELEN-MEMETIN -KASAMIN se si do t`i mbrojnë votat e përçara që do t`i marrin nga elektorati nga këto Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. A mendoni ju zotërinj të opozitës që populli mund të jua lejoj një luks të tillë siç e ka pas BDI dhe PDSH, e ta leni këtë popull në mjerim. E njohim ne këtë storje të filmave të politikajve të shitur që garojnë veç a veç dhe pastaj si te paraqitet mundësia ndonjëri nga ju të futeni në Qeveri me një numër të vogël të deputetëve për interesat tuaja personale dhe të partizanëve të partive tuaja, e popullin e mjerë ku po e leni o ju zotrinjë SELA-MEMETI-KASAMI”, shkruan Xhezair Shaqiri.
Sipas tij, me këto marrëveshje i mori lumi gjitha rastet që duhet ndriçuar si “Monstra” dhe rastet e tjera. “Çfarë do të bëjnë tani ata që vraponin pas librezave të LSDM-së dhe ata analistë e gazetarë shqiptarë që si të verbuar vraponin dhe i shërbenin LSDM”, deklaroi Xhezair Shaqiri.

Shpërndaje në rrjete sociale