Vullkani Kambalny në Rusi është zgjuar pas 250 vjetësh dhe shkencëtarët janë habitur.
Teksa shpërthimi mund të përshkruhet si një mrekulli shkencore, vullneti mund të jetë ndërkohë një kërcënim i madh i fshehur.
Pamjet e vullnetit tregojnë retë e hirit që shkojnë në larti prej 7 mijë metrash dhe përveç të mbresëlënëse, edhe pak të frikshme. “Kjo është një befasi e pastër për ne.
Po vazhdojmë monitorimin dhe po analizojmë kërcënimet e mundshme nga të dhënat që vijnë nga magma vullkanike”, tha Olga Girina, shefja e ekipit të studimit për agjencinë ruse të lajmeve TASS. Hiri mund të mbulojë plotësisht qytetin e Severo-Kurilsk, të vendosur në ishullin e Paramushir.
Ekspertët besojnë se kërcënimi ka kaluar tashmë. Vullkan Kambalny është 2156 metra i lartë dhe është vendosur në Kamchatka jugore.
Herën e fundit që shpërtheu ishte gjatë mbretërimit të perandoreshës ruse Katerina e Madhe, në vitin 1769. Gadishulli Kamchatka ka rreth 300 vullkane mbi territorin e saj, me 29 prej tyre aktive.
https://www.youtube.com/watch?v=Dra3dfdwfhk
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...