Mesfushori i Real Madridit, Isco, thotë se spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Barcelona, kanë ndodhur vetëm për ta plotësuar kohën gjatë pauzës së klubeve për ndeshjet e përfaqësueseve.
Spanjolli i talentuar kërkohet nga disa klube evropiane, ndërsa ditët e tij në Santiago Bernabeu duken të numëruara.
Mungesa e minutazhit të lojës dhe kontrata afatshkurtër (edhe 18 muaj kanë mbetur në kontratën aktuale), i kanë intensifikuar thashethemet për të ardhmen e 24-vjeçarit.
Ndërkaq, vëmendje të madhe ka tërhequr lajmi se ai mund të kalojë te rivali i përbetuar i Los Blancos, Barcelona.
Andres Iniesta dhe Denis Suarez janë ndër lojtarët që e kanë mbështetur këtë ide, derisa Isco thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto që thuhen.
“Ne jemi të ekspozuar vazhdimisht ndaj këtyre thashethemeve, prandaj tashmë jemi mësuar. Tash kur po ka pak futboll, njerëzit duhet të krijojnë thashetheme, nuk e di pse”.
“Unë flas vetëm në fushë dhe përpiqem ta jap më të mirën për skuadrën”, ka deklaruar Isco.
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë