Grupi parlamentar i PDK-së mbajti takim gjatë ditës në përpjekje për t’i bindur një pjesë të deputetëve që të ndryshojnë qëndrimin për themelimin e Gjykatës Speciale.
Por deputeti Nait Hasani, thotë se Gjykata Speciale është e keqja më e madhe që po i ndodh Kosovës, raporton RTV 21.
“Nuk ka presion që me detyron ta votoj një vendim, kur e di që është i padrejtë. Ne kemi 20 mijë femra të dhunuara, asnjë veprim as gjykim nuk e kemi.Ne kemi veç në burgun e Dubravës, në masakër që kanë marrë pjesë Serbia si shtet i organizuar, 130 të vrarë dhe të plagosur dhe kemi njerëz që kanë bërë vetëvarje për shkak që kanë pasur frikën që ta mos e përjetojnë masakrën, tmerrin, gjenocidin e tash ne të përballemi me këto është për mua e papranueshme”, ka thën Hasani.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...