
Foto: Arsim Namani
Vazhdojnë vonesat në verifikimin e veteranëve të UÇK-së. Ka hyrë muaji i 6 dhe ende nuk ka lista përfundimtare që nxjerrin veteranët e vërtetë të luftës.
Ligji hyri në fuqi më 1 janar dhe Qeveria ndau 24 milionë euro për implementimin e tij. Derisa vonesat u arsyetuan me numrin e madh të aplikacioneve, qeveria ka hequr dilemat për rrezikun e humbjes së pensioneve për gjashtë muajt e parë të vitit, raporton KTV.
Zyra për Veteranë në kuadër Qeverisë thotë se ka arritur ta bindë qeverinë që të mos e fusë në rishqyrtim 24 milionëshin e veteranëve.
Të papublikuara kanë mbetur listat e Ministrisë së Mbrojtjes, e të cilat ka ditë që janë miratuar, por që ende nuk kanë dalë në web faqen komvetrani.net.
Qeveria është në përfundimin e udhëzimit administrativ për mënyrën e aplikimit të veteranëve për pension dhe merret vesh se e drejta e pensionit do t’u takojë vetëm atyre veteraneve të papunë, e që do të aplikojnë për këtë të drejtë.
Pensionistët paraprakisht duhet të dorëzojnë në komision dëshmitë që vërtetojnë se ata janë të papunë.
Se Komisioni po përballet me krizë financiare, ia kanë thënë KTV-së edhe disa nga anëtarët e tij. Janë bërë 1 vit qysh kur ata nuk i kanë marrë mëditjet, e të cilat përafërsisht janë 150 deri në 200 euro për muaj.
Por kjo gjë është mohuar nga Sekretari i Komisionit për Verifikim, Faik Fazliu.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...