Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konsiderojnë se problemi i shqiptarëve në Luginë është politik, ndërkohë që zgjidhjen e tyre e shohin përmes vazhdimit të dialogut me qeveritarët e Serbisë.
Sami Salihu, kryetar i Kuvendit në Preshevë, ka thënë se Serbia nuk po tregon vëmendjen e duhur ndaj shqiptarëve në Luginë, por ne do të insistojmë që të drejtat tona të realizohen.
Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Dr Skender Destani, ka akuzuar qeveritarët serb për neglizhencë të kërkesave të shqiptarëve.
I pari i Këshillit të Drejtave të Njeriut në Luginë, Blegzim Kamberi, ka kërkuar një presion më të madh të Tiranës zyrtare karshi Beogradit, në mënyrë që të përmirësohet gjendja e shqiptarëve në Luginë.
Qeveria e Serbisë, ka pranuar platformën e shqiptarëve të Luginës e cila përmban shtatë kërkesa themelore për realizimin e të drejtave të tyre. Pranimi i kësaj platforme është bërë sa për arsyetim para faktorit ndërkombëtare, dyshojnë përfaqësuesit politik dhe ata të shoqërisë civile që veprojnë në këtë rajon. /rtk.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi