Besojmë se e mbani mend nga hera e kaluar kur ishte dhe puntata e parë e Big Brother, se në vendin e opinionistëve ishin një çift, Labinot Gashi së bashku me të fejuarën e tij.
Por ata treguan gjithashtu se nuk do të ishin për çdo të shtunë aty sepse ‘Vëllai i Madh’ kishte vendosur që çdo herë do të kishtë nga një çift të ndryshëm për të komentuar ngjarjet e javës.
Blitz.al ka zbuluar nga burime të sigurta se çifti i opinionistëve të kësaj jave do të jetë çifti i këndshëm Alban Dudushi dhe Bieta Sulo. Kjo e fundit është aktualisht shtatzënë ndërkohë që nuk është hera e parë që çifti i tyre janë prezent në të njëjtin emision sepse siç mund ta mbani mend ata kanë qenë bashkë në sezonin e kaluar të ‘Top Show Magazine’ ku sigurisht Albani moderon dhe Bieta ka qenë opinionste.
Marrë shkasë nga eksperiencat e tyre televizive, mund të themi se mbrëmja e nesërme në Big Brother premton shumë!

PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...