Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulim mohon të ketë pasur kontakte me pjesëtarët e grupit të Kumanovës.
Ky është qëndrimi i MPB-së lidhur me pyetjet e televizionit Alsat, pas shkrimeve të shumtë në mediat vendore dhe huaja të cilat pohojnë të kundërtën
“DSK-ja nuk ka pasur kontakte me grupin kriminel-terrorist që u stacionua në Kumanovë. Ministria e Brendshme nuk do të hyj në polemika dhe nuk do t’i komentoj mediat e rajonit që gjatë periudhës së kaluar plasuan të pavërteta dhe spekulime të shumta rreth aksionit në Kumanovë. Hetimi ende është në rrjedhë dhe Ministria e Brendshme do të vazhdojë të veproj në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë, duke e dhënë maksimumin e vet për mbylljen sa më të shpejtë të hetimit dhe zbardhjes së gjithë të vërtetës para gjykatave kompetente”, thonë nga MPB-ja.
Lidhur me atë se si një person ka arritur t’u arratiset policëve në afërsi të Brezës, derisa po u tregonte se ku është armatimi i fshehur nga Gushinca, nga policia shprehen se kjo ende është duke u hetuar. Për informacionet lidhur me hetimin ndërkombëtar, përgjigjen e drejtuan në adresë tjetër.
“Hetimi ësh të vetëm në kompetencë të Prokurorit kompetent publik andaj vlerësojmë se pyetjet lidhur me përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë në hetimin që është në rrjedhë duhet t’i drejtohen institucionit përkatës. Me fjalë tjera, MPB-ja në pajtim me ligjin e ri vetëm i asiston Prokurorit kompetent publik”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Për tekstet, por edhe deklaratat që flisnin për kontakte ndërmjet agjentëve të fshehtë maqedonas dhe liderëve të grupit të Kumanovës para ngjarjeve të 9 majit, dje në opinion u paraqit edhe Agjencia për Zbulimit, e cila megjithatë, nuk u përgjigj nëse agjentët e tyre me të vërtetë janë takuar ose jo me pjesëtarë të grupit të Kumanovës, por e dënuan zbulimin e identitetit të njërit prej agjentëve të tyre në disa media dhe nisën procedurë për përgjegjësi penale.
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...