Deputeti socialist Ervin Koçi, i dalë nga Qarku i Fierit, ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” ndërprerjen e detyrës së tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në fakt, dorëheqjen ai ia ka paraqitur kreut të Kuvendit, Ilir Meta, si dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, që më 23 mars pas seancës plenare.
“Pas rreth 8 vitesh në detyrë gjej mundësinë të falënderoj për besimin dhe mbështetjen e dhënë në këto vite të kreut të PS-së, Edi Rama, dhe drejtuesit të Qarkut të Fierit, Ruçi, por një falenderim i pamasë shkon për të gjithë banorët e njësive administrative”, shkruan ndër të tjera Koçi, duke iu referuar votuesve të tij si deputet.
Arsyet e kësaj tërheqjeje nga angazhimet politike, nga sa bën të ditur ai, janë aspiratat për të marrë përgjegjësi publike, si një mundësi për të dhënë kontribut të mëtejshëm dhe për të vijuar zhvillimin profesional.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...