Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Washington Kryetarin Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, Ed Royce dhe zëvendësin e tij, kongresistin Eliot Engel, të cilët i ka falendëruar për përkrahjen ndaj Kosovës.
Hoxhaj i ka informuar miqtë e Kosovës për progresin e viteve të fundit, por njëkohësisht edhe sfidat që ka përpara për të kompletuar shtetësinë të cilat Kosova mund t’i tejkalojë vetëm me ndihmën e miqve sikurse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova është e bekuar me miqtë amerikanë që ka në të gjitha nivelet e administratës në Washington. Kjo përkrahje ndihet çdo kund dhe është e përjetshme. Ne do të vazhdojmë ta kultivojmë për ta thelluar edhe më tej”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.
Gjatë qëndrimit në SHBA, në ditën e fundit të vizitës, Hoxhaj ka takuar edhe Kryetarin e Komisionit për Inteligjencë të Senatit, Richard Burr, me të cilin ka diskutuar për sfidat globale të sigurisë dhe nevojën e vazhdueshme për të pasur vëmendjen e shtuar të SHBA-së në rajon.
Po ashtu, ministri Hoxhaj ka mbajtur edhe një ligjeratë para një audience ekspertësh të përzgjedhur të Ballkanit dhe Evropës në Atlantic Council ku ka folur për sfidat historike të rajonit nga perspektiva e Kosovës.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...