Sipas raporteve në Spanjë, Barcelona ka zhvilluar negociata sekrete me yllin e Real Madridit, Iscon.
Isco duket se do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi spanjoll ka kaluar edhe një sezon të vështirë në ‘Santiago Bernabeu’ duke bërë vetëm 13 paraqitje në La Liga.
Manchester City ka qenë duke kërkuar gjithashtu shërbimet e lojtarit, kontrata e të cilët skadon në fund të vitit 2018.
Barcelona është shfaqur si një destinacion i mundshëm nëse lojtari heq dorë nga marrëveshja aktuale për tu transferuar falas tek ndonjë klub tjetër. Gazeta spanjolle ‘Diaro Gol’ pretendon se Isco ka zhvilluar negociatat me Barcelonën rreth transferimin tronditës në ‘Nou Camp’.
Po ashtu, thuhet se lojtari tashmë i ka thënë Madridit se ka ndërmend të largohet nga klubi pa marrë parasysh se çfarë oferte shtrohet për shërbimet e tij. Rivali i tyre është duke kërkuar për një lojtar dhe Lionel Messi dëshiron që transferimi të jetë një emër i madh.
Superylli Lionel Messi i është lutur Barcelonës të transferoj një superyll dhe Isco i përshtatet plotësisht kërkesave. Gjiganti katalunas i ka ofruar madje kontratë pesë vjeçare me 17 milionë funta bonus Iscos për të bindur atë të transferohet në ‘Nou Camp’./arbresh.info
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë