Ylli i Chelseat, Pedro ka pranuar se nuk mund të pres që të filloj punën me trajnerin e ri të Spanjës, Julen Lopetegui.
Julen Lopetegui mori detyrën në Spanjë verën e kaluar pas pensionimit të Vicente Del Bosques, transmeton portali arbresh.info.
Ish trajneri i Portos ka sjell sulmuesin e Chelseat sërish në kombëtare për ndeshjen e së premtes ndaj Izraelit në kuadër të eliminatoreve në Kampionatin Botëror.
“Është një mundësi e re për mua, një sfidë e re”, tha fillimisht Pedro. “Ne jemi duke shikuar se si ai dëshiron të luajmë, jemi duke shikuar për idetë e tij. Ai është një tjetër trajner që i shtohet listës në karrierën time”
“Jam i kënaqur që takohem me bashkëlojtarët e mi. Jam i lumtur që jam këtu”
“Jam i lumtur për rikthim në stërvitje me skuadrën”, përfundoi Pedro./arbrsh.info
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë