Shkodran Mustafi pretendon se ai dhe bashkëlojtarët e tij në Arsenal duhet të përveshin mangët nëse dëshirojnë të përfundojnë në top katërshe këtë sezon.
“Ne nuk kemi luajtur me të gjithë potencialin tonë”, tha fillimisht Mustafi për faqen zyrtare të Përfaqësues së Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info. “Si një skuadër ne mund të shfrytëzojmë pushimin ndërkombëtar për tu rifreskuar dhe më pas të fillojmë sërish kur të rikthehemi”
“Kur të takohemi sërish në Londër ne duhet t’i përveshim mangët. Ne dëshirojmë të përfundojmë në top katërshe sepse Arsenali dëshiron të luaj në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm”
“Mendoj se është e rrezikshme për të justifikuar pozitën tonë duke thënë se kemi dy ndeshje më pak pa luajtur se Liverpooli”
“Nëse ne do të kishim mposhtur West Bromin, ne nuk do të ishim në pozitën e gjashtë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar./arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër