Në fshatin Ratkoc të Rahovecit dy shtëpi janë përfshirë nga zjarri.
Një lexues ka dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes duke konfirmuar se zjarri në këto dy shtëpi ka rënë rreth orës 10 e 40.
Sipas dëshmitarit që aktualisht është pranë shtëpive që janë përfshirë nga zjarri nuk është raportuar për dëme në njerëz ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë dal në vendin e ngjarjes.
Dëshmitari tha se shtëpitë e djegura janë të Haxhi Krasniqit, ish-polic i Kosovës që tani jeton jashtë vendit.
Nuk dihen ende shkaqet se si ka ardhur deri te djegia e këtyre shtëpive.
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë