Kjo është një tragjedi e papërshkrueshme që ka ndodhur. Gjatë fundjavës, një djalë i quajtur Rya Pena në Mankato të Minnesotas, vari veten aksidentalisht në dhomën e zhveshjes së dyqanit, ndërsa ishte me gjyshen e tij.
Policia thotë se djali u largua nga gjyshja e tij, e cila po bënte pazar në dyqan dhe hyri në një dhomë.
Ai me sa duket, mbylli derën, u ngjit në një stol, mori një bluzë dhe u var në varësen për palltot.
“Ne besojmë se ai është vetë kapur në varësen e rrobave dhe nuk ka mundur të çlirohet”, tha komandanti i sigurisë publike Jeremy Clifton për CNN.
Këmbët e fëmijës nuk mund të arrinin në dysheme dhe për pasojë ai është mbytur, ndërsa gjyshja e tij dhe të tjerë kërkonin çmendurisht për të. I vogli u gjet, por ishte tepër vonë.
Denise Gonzalez, tha se djali i saj ka humbur jetën e tij thjesht duke luajtur.
“Kjo është gjëja e vetme që unë mund ta përshkruaj. Ai ishte duke luajtur për shkak se ishte shumë kurioz, aventurier dhe gjithçka ndodhi kaq shpejt”, tha ajo.
Gonzalez tha se ajo do ta mbajë mend djalin e saj si vërtet aktiv, si një djalë i vogël që donte të hidhej nëpër kolltukë dhe të rrokullisej.
“Ai ishte një guximtar”.
Familja e tij ka ngritur një faqe GoFundMe për të mbledhur para për funeralin e tij.
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...