Lionel Messi shkëlqeu në fitoren e Barcelonës ndaj Valencias javën e kaluar.
Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë për gjigantin katalunas, i cili arriti të siguroj fitoren në fazat e fundit të ndeshjes pavarësisht se gjatë gjithë fraksionit të dytë Valencia ishte me një lojtarë më pak në fushë pas largimit të Mangalas, transmeton portali arbresh.info.
Messi tani është duke luajtur në një pozicion të ri për Barcelonën, si më i tërhequr nga linja në sulm, ashtu siç i përket bartësit të fanellës me numër 10.
Edhe pse ka qenë një proces adaptues javët e fundit, sulmuesi argjentinas ka gjetur ritmin të dielën duke shënuar dy herë në fitoren 4 me 2. Goli i parë ishte pika e bardhë, ku arriti të mposhtë specialistin Diego Alves me goditjen e tij në mes të rrjetës.
Megjithatë, menjëherë pas golit ndodhi diçka e papritur për shkak se Alves përgëzoi Messin për goditjen e tij nga pika e bardhë./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=p46EE7LbQto
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi