Lutfie Beshiri, 57-vjeçare nga fshati Baçishtë e Kërçovës, është viktima e re e qenve endacakë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbrëmë zonja Beshiri është sulmuar në shtëpinë e saj. Gruaja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në spitalin e përgjithshëm të Kërçovës. Rasti është paraqitur në stacionin policor në Zajas.
Qeveritë lokale në Kërçovë nuk kanë qëndrim konkret sesi të zgjidhet problemi me të cilin përballen edhe kërçovarët por edhe fshatërat tjerë për rreth. Qendër rajonale për pranimin e qenve endacakë nuk ka.
Të premten e kaluar po në këtë fshat, u sulmua 4 vjeçari dhe si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, vdiq në spitalin e përgjithshëm.
Vitin e kaluar janë paraqitur 54 raste të sulmeve të qenve në Kërçovë, 39 në qytet dhe 15 nëpër fshatra.
“Bomberi”, Astrit Berisha do të jetë forcë shtes...
Llapi prezanton futbollistin e ri, Xhels Rushiti
Dehari thotë se pyetja e deputetëve për votim të fshehtë ose...
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kush...
Hülkenberg në podium të Formula 1, për herë të parë në histo...
Polonia do të rivendosë kontrollet në kufijtë me Gjermaninë ...