Jose Mourinho përmend gjithmonë kohën e tij te Interi, sa herë që gjen kohë ose merr pyetje rreth kësaj aventure.
Trajneri portugez ishte pjesë e Interit për dy vite, ku bëri historinë te skuadra e madhe italiane, duke fituar në të gjitha garat.
Titulli më i rëndësishëm i tij gjatë kohës në Itali ishte trofeu në Ligën e Kampionëve, që erdhi pas 45 viteve te Interi.
Lexo po ashtu:
Mourinho: Për shumë vite te Unitedi, por largohem nëse nuk kam sukses
Mourinho: Për shumë vite te Unitedi, por largohem nëse nuk kam sukses
Por, Mourinho kishte një armë më shumë për të arritur te sukseset, ku në një intervistë për gazetën franceze ‘France Football’ ka treguar se motivimi ishte krucial deri te fitimi i titujve.
“Ndonjëherë duhet përpjekur që grupin ta manipulojmë psikologjikisht përmes medieve”, ka thënë fillimisht Mourinho për ‘France Football’.
“Sidomos për të krijuar një humor, por më e lehtë është kur bashkohesh me personalitete të forta, që shumë më lehtë e kuptojnë mesazhin”.
Lexo po ashtu:
Mourinho: Nuk jam përbindësh, jam më i mirë se sa që ju mendoni
Mourinho: Nuk jam përbindësh, jam më i mirë se sa që ju mendoni
“Në Inter, për shembull lojtarë si Materazzi, Cordoba, Ibrahimovic, Milito, Motta… të gjithë ishin të gatshëm të ndjekin filozofinë time”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, Mourinho ka qëndruar për dy sezone te skuadra italiane, ku ka fituar dy tituj të Serie A, një Ligë të Kampionëve, një Kupë Italiane dhe një Superkupë të Italisë.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...