Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë ku një person është gjetur i pa jetë.
Burime nga policia bëjnë me dije se një 58 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, pranë banesës së tij në rrugën “Ali Zheka” në zonën e Institutit.
Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se vdekja e shtetasit me iniciale K.B., ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi i kishte ngecur ushqimi në fyt.
Kjo ka rezultuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë 58 vjeçarit. Materialet lidhur me ngjarjen iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, ja ku ndod...
Kosova, shtet i krizave
Negociatat SHBA-Iran bllokohen, Ngushtica e Hormuzit mbetet ...
Ish-ambasadori i Kosovës për konferencën e Kurtit me Feride ...