Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, para pak ditësh kanë zhvilluar një takim në Tiranë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit. Takimi ka qenë i ndërmjetësuar nga pjesëtari i shoqërisë civile, Naim Rashiti.
Edhe Rashiti vetë, gjatë ditës së sotme, e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur ne Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve poltike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA”, ka deklaruar ai.
Rashiti më tej, ka thënë se në këtë takim u bisedua për shumë çështje aktuale dhe se edhe tash e tutje do të ketë takime të tjera të këtij lloji.
“Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016. Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjitha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi ne Tiranë e takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm”, ka potencaur ai. /Zëri/
Tri gra në kryesinë e re të Kuvendit të Kosovës
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...