Fiorentina u lind nga një nënë me origjinë nga Këlcyra dhe me një baba nga Tirana.
“Çamarroke”, kështu e ka quajtur fëmijërinë e saj, Fiorentina, konkurrentja në “Big Brother Albania”
Arsimin e lartë Fiorentina e ka kryer me korrespondencë në Universitetin e Gjirokastrës në degën “Histori-Gjeografi”, shkruan shqiperiaime.
Ëndrra e asaj ishte të studionte për Fizioterapi, por rrethanat ja kanë bërë të pamundur.
Pjesën e fëmijërisë Fiorentina është rritur vetëm me prindërit, pasi motra e saj e vetme, tre vjece më e madhe u nis për studime në Gjermani.
Kur bëhet fjalë për pengje në jetë, edhe Forentina e ka një dhe i takon 20 janarit të vitit 2006.
Për të është mostakimi i fundit me shoqen e saj, e cila nuk jeton më.
Më tej tregon se kur ka ndodhur aksidenti me makinë, ajo s’kishte as 20 sekonda që i kishte bërë zile në telefon.
“Merreshim vesh me zile. Ishte koha e zileve. I bëj zile dhe ma kthen, kur ka qenë duke ma kthyer ka ndodhur aksidenti”, rrëfen ajo.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...